KreuCelebrity

E rëndë në Vlorë, 25 vjecarja humb jetën në një anije turistike!

E rëndë në Vlorë, 25 vjecarja humb jetën në

Një vajzë 25 vjecare ka humbur jetën sot në një aksident në një anije turistike në Vlorë. Mësohet se ajo ka rrëshqitur e është plagosur, e ndonëse u dërgua në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Pritet identifikimi i vajzës, që mendohet se mund të jetë turiste e huaj. Për ngjarjen e rëndë është ndaluar 47 vjecari Aleksandër Golemaj, që dyshohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF