KreuCelebrity

“Mos na jepni mend”, Orinda nuk ia zgjat shumë disa ndjekësve!

Ka marrë vërejtje nga disa ndjekës për mënyrën sesi e ushqen vajzën e saj, Atarën që erdhi në jetë në 15 korrik. Por Orinda Huta e kishte një koment për ta. Moderatorja kishte rrëfyer se vogëlushen e ushqen edhe me qumësht gjiri, dhe me formulë duke qenë se qumështi i saj nuk ka qenë i mjaftueshëm.

Është një situatë në të cilën mund të gjenden shumë nëna, ndaj aty nuk duhen paragjykuar, sic e tregon dhe mesazhi i Orindës.  “Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, ka shkruar ajo.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF