KreuCelebrity

“Jetova tre muaj me shoferët e Laçit”, Ndriçim Xhepa tregon si u bë Toma, tek “Flutura në kabinën time”!

Nuk është e lehtë të vihesh në rolin e një personazhi specifik, mbi të cilin di shumë pak. Aktorët gjenden shpesh në situatat kur duhet ta studiojnë shumë mirë atë që do të interpretojnë, e për këtë, mund t`i duhet të kalojnë kohë në ambjente me të cilat, edhe mund të mos jenë mësuar. Ndriçim Xhepa ka rrëfyer se për rolin e Tomës tek filmi “Flutura në kabinën time” , iu desh të qënronte 3 muaj me radhë me shoferët e Parkut të Kamionëve të Laçit. “Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e parkut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës. Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla”, ka treguar aktori në në emisionin “Përballë” në “Digitalb”. Sakrifica iu shpërblye, sepse ishte një rol vërtet mjaft i arrirë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF