KreuCelebrity

Shtimi i rasteve me Covid, Gjermania rikthen Shqipërinë në listën e “kuqe”!

Shtimi i rasteve me Covid, Gjermania rikthen Shqipërinë në

Rritja e rasteve të koronavirusit në Shqipëri ka bërë që vendi ynë të rikthehet sërish në listën e shteteve “të kuqe” të Gjermanisë. Ambasada gjermane njofton se Shqipëria konsiderohet sërish me rrezikshmëri të lartë për shkak të pandemisë, ndaj janë vendosur masa të reja kufizuese. “Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:

Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit ëëë.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit, thuhet në faqen e ambasadës gjermane.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF