Eni Koçi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht është aktive duke publikuar fotografi dhe momente nga përditshmëria e saj. Këngëtarja shpeshherë zgjedh edhe të bashkëbsedojë me ndjekësit e saj të shumtë.
Së fundmi një prej tyre e ka pyetur nëse ajo dhe Genci do të bëjnë një dasmë, ku këngëtarja zbuloi se nuk beson se do bëjnë dasmë pasi që të gjitha ceremonitë simbolike i kanë bërë vetëm me familjet.



















