
Një rast tragjik ka tronditur Kosovën, ku 28-vjeçarja nga Vushtria, Liberta Selaci, ka humbur jetën pas betejës me Covid-19. Mësohet se vajza ishte shtatzënë. Ajo nuk e ka fituar dot luftën me koronavirusin, ndërsa njerëzit që e njihnin mbetën të shokuar. “Te nderuar dashamires, shoqeri e familjare. Liberta na la, mbreme vone ia dorezoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume. Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli. Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone. Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona. Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!”, thuhej në njoftimin prekës të familjarëve.



















