Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një foto me fanellën me numrin 7 te Manchester United. Përkrah fotografisë ai ka shkruar se është kthyer aty ku i takon te dashuria e pafundme. “7 është numri magjik”, ka shtuar më tej.
Këtë verë Ronaldo vendosi të transferohet te Manchester United për të shënuar një rikthim, aty ku filloi gjithçka, në “Old Trafford” pas 12 vitesh. Futbollisti rrezikonte të mos merrte numrin 7, por Cavani hapi rrugën dhe tashmë gjithçka është gati për debutimin e portugezit.



















