KreuCelebrity

Vetëm 39 vjec, vdes nga kanceri i gjirit këngëtarja e njohur!

Kishte pasur një betejë të gjatë me sëmundjen, të cilën në një moment dhe iu duk sikur po e fitonte. Por nuk qe ashtu. Sarah Harding, këngëtarja e grupit të dashur britanik të vajzave ‘Girls Aloud’ u shua në moshën 39 vjecare prej kancerit të gjirit, i cili kishte avansuar dhe një pjesë të tjera të trupit.

Sarah perfirmoi me grupin e njohur nga vitit 2002, deri në 2013. E ëma tha se vajza e saj kishte ndërruar jetë paqësisht. ““Me zemër the thyer po njoftoj se vajza ime e mrekullueshme Sarah nuk është më. Dua t`ju them se luftoi me të gjithë forcat deri ditën e fundit. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, e cila i dha asaj shumë forcë e qetësi””, ka shkruar ajo. E ëma sqaroi se kimioterapia funksionoi në fillim, por sëmundja me pas u përhap dhe u shfaqën dy tumorë të tjerë, njëri në shtyllën kurrizore, tjetri në tru. Sara këndoi për 11 vjet me Girls Aloud, dhe arritën të pushtonin listat e hiteve britanike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF