Aktorja e njohur Angelina Jolie ka zbuluar së fundmi se ka patur shumë mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin i saj Brad Pitt për shkak të punës së tij me regjisorin Harvey Ëeinstein. Në një intervistë Angelina deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga regjisori gjatë xhirimeve të një filmi të prodhuar nga Ëeinstein në vitin 1998, “Playing by Heart”. “Ju mendoni se ai u përpoq, por nuk e bëri, apo jo? E vërteta është se tentativa dhe përjetimi i asaj tentative kanë të njëjtin përfundim, do të thotë sulm. Ishte përtej një tentative seksuale nga ana e tij, prej të cilit duhej të shpëtoja”, u shpreh ajo.
Aktorja zbuloi gjithashtu se ka debatuar ashpër me Brad Pitt kur ai luajti në filmin e Quentin Tarantino në vitin 2009, i cili ishte bashkëprodhuar nga kompania e Weinstein. “Më kërkuan të luaja “The Aviator”, por unë nuk pranova sepse Weinstein ishte i përfshirë. Unë kurrë nuk u shoqërova ose punova më me të. Ishte shumë e vështirë për mua kur Brad vazhdoi të bashkëpunonte me të. Kemi bërë luftë së bashku për këtë dhe sigurisht që dhemb”, rrëfeu me tej aktorja. Ndërkohë që Weinstein ka mohuar se ka tentuar diçka me aktoren.



















