KreuCelebrity

Kanye West vjen me një projekt të ri; nuk ka lidhje me muzikën

Pas publikimit të albumit të tij të 10-të, Kanye West është duke punuar për një projekt të ri që nuk ka lidhje me muzikën.

Reperi 44-vjeçar po përgatitet të lançojë markën e tij me produkte shtëpiake, ku përfshihen batanije, mbështjellës jastëku, perde dushi, peshqir, pllaka, veshje tekstili, si dhe pajisje shtëpiake të fëmijëve, të gjitha nën emrin e tij. Sipas të dhënave publike, artisti paraqiti kërkesën për markën tregtare më 27 gusht.

Kujtojmë që Kanye ka një linjë veshjesh, një markë bukurie në nder të nënës së tij të ndjerë dhe kompaninë e prodhimit të filmave “Hald Beast”, kështu që kjo sipërmarrje e re është thjesht zgjerimi i mëtejshëm i perandorisë së tij…

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF