KreuCelebrity

Shuhet Jean-Paul Belmondo, me fotot më të bukura kujtojmë magjinë e interpretimit të tij!

Simbol i Nouvelle Vague, protagonist i disa prej filmave ikonë të kinematografisë, një aktor vital që pati sukses të madh si me gratë ashtu edhe me spektatorët, Jean-Paul Belmondo mbylli sytë në moshën 88 vjecare. I adhuruar i publikut shqiptar, Belmono lindi në Neuilly sur Seine, pranë Parisit. Në venat e tij kishte gjak Italian nga i ati, skuptor i njohur, Paolo Raimondo. Ra në sy shpejt për talentin me karrierën e nisur nga teatri. Mediat e huaja nuk harrojnë të përmendin betejën e tij të madhe për popullaritet me Alain Delon. Belmondo fitoi famë fillimisht në vitet 1950 me filma, siç ishte ai “Breathless” i regjisorit Jean-Luc Godard. Karriera e tij morri hov në vitet 1960 duke u bërë njëri prej aktorëve kryesorë të zhanrit komedi dhe aksion. Revista Time në vitin 1964 e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne. I lindur në vitin 1933, ai performoi dobët në shkollë, por ishte një boksier i talentuar. Aktori francez ka luajtur në më shumë se 80 filma.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF