Është ndarë nga jeta papritur aktori Michael K. Williams. Aktori 54 vjeçar, i njohur për rolin e tij si Omar Little në serialin “The Wire” u gjet i pajetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij.
Ndonëse ende nuk ka një vendim zyrtar për shkakun e vdekjes së Michael por sipas mediave të huaja dyshohet se ai ndërroi jetë nga mbidoza e drogës.
Aktori është nominuar disa herë për çmimin Emmy.



















