Spektakli i humorit “Klanifornia” do të fillojë së shpejti sezonin e ri në televizionin Klan, dhe stafi ka filluar nga puna. Producenti Turjan Hysko prej disa ditësh po ndan me ndjekësit e tij në Instagram momente nga mbledhjet dhe fazat përgatitore që po organizon me aktorët.
Së fundmi me anë të një Instastory, Turi sapo na zbuloi personazhin më të ri të “Klanifornisë”. Bëhet fjalë për aktoren e njohur të humorit Rudina Dembacaj. “Pse vetëm Rama të ketë shumë femra në staf”, ka shkruar ai me humor përkrah një fotografie, ku shihet aktorja gjatë mbledhjes.



















