KreuCelebrity

Chloe Goodman shtatzënë për herë të dytë; zbulon pse ky do të jetë fëmija i saj i fundit

Chloe Goodman ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Ish ylli i “Ex On The Beach”, 28 vjeçe, e cila tashmë është një nënë krenare për vajzën e saj 15-muajshe Isla, njoftoi se ajo dhe i fejuari Grant Hall po presin një fëmijë tjetër.

Në një intervistë për “Closer Magazine”, Chloe tha se është e emocionuar që po mirëpret një fëmijë tjetër dhe shtoi se ky fëmijë do të jetë i fundit pasi shtatzënia e saj aktuale është me rrezik të lartë. “Ne jemi absolutisht të emocionuar”, u shpreh ajo.

Chloe vazhdoi të flasë për arsyen pse shtatzënia e saj është me rrezik të lartë. Katër vjet më parë Chloe duhej të hiqte gjysmën e qafës së mitrës pasi mjekët zbuluan se ajo kishte qeliza jonormale. Në atë kohë, Chloe u shpreh se sa e rëndësishme është të shkosh në testet e zakonshme, duke zbuluar se mjekët i kishin thënë se brenda 3 vjetësh ajo do të kishte kancer në qafën e mitrës nëse nuk do të kishte kryer testet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF