Sezoni i fundit i “The Voice” në Australi ka qenë një sukses i vërtetë, dhe kjo falë trupës së jurisë ku ishte edhe Rita Ora.
Pjesë e jurisë ishte gjithashtu edhe Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy, të cilët e kanë nënshkruar kontratën për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që prodhuesit po punojnë për të marrë Ritën dhe Keith. Sipas burimeve artistes i është ofruar shuma deri në 1 milion dollarë në sezon.
“Kontratat janë duke u punuar për Ritën; topi është i gjithi në fushën e saj për t’u kthyer. Asaj i ofrohen deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse. Është joshëse në një botë ku nuk ka aq shumë para për të fituar në turne për shkak të Covid-19”, ka deklaruar një burim.



















