Në prezantimin e koleksionit të veshjeve për sezonin Pranverë/Verë 2021 të Celine, ndër të tjera një copëz e krjuar nga shtëpia e famshme e modës duket se ka patur një debutim tejet të suksesshëm.
Një kanotjere e shkurtër me logon e dukshme të shtëpisë në pjesën e poshtme që kushton 887 euro u kthye shumë shpejt në kryefjalën e veshjeve të blogereve dhe vajzave që pëlqejn të ndjekin modën anekënd botës.
Chiara Ferragni, blogerja e famshme italiane në një postim të një dite më parë tregoi se si kishte zgjedhur ta kombinonte ajo ‘celine sports bra’. E veshur me një palë xhinse, xhaketë ngjyrë kafe dhe nën të kanotjeren e shkurtër; Chiara mami e dy fëmijëve tregon krenare barkun e tonifikuar.
Veshjen e famshme të shtëpisë Celine e ka bërë pjesë të garderobës së saj edhe Armina Mevlani, në instagramin e së cilës pamë mënyrën se si blogerja shqiptare ka zgjedhur ta kombinojë.
Armina ka zgjedhur versionin e zi të kanotjerës duke e kombinuar me një xhaketë ‘oversised’ në ngjyrë të bardhë dhe pantallona xhins. Ndryshe nga Ferragni, blogerja shqiptare i ka dhënë një prekje më klasike kombinimit duke e veshur me sandale me taka.



















