Kylie Jenner ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël të një fëmije të dytë. Me anë të një video që ka postuar në rrjetin e saj social Instagram, bilionerja na ka treguar se Stormie do të bëhet me një motër ose vëlla, pasi ende nuk është zbuluar gjinia e bebit.
Në videon e publikuar shihen vizitat që Jenner ajo ka bërë te mjeku, përfshi ekot e bebit, reagimin i Kris Jenner kur merr vesh për shtatzëninë e të bijës dhe sigurisht nuk mund të mungonte as Travis Scott. Sipas burimeve Kylie është në pritje të një djali, por vetë ajo ende nuk ka konfirmuar asgjë.



















