Një sëmundje e re misterioze ka shqetësuar ekspertët, të cilët thonë se ajo është tmerrësisht ngjitëse. Sëmundja shkaktohet nga një virus që gjithashtu e ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe enjt trurin, duke shkaktuar problem të mëdha shëndetësore për personin e prekur. Një 12 vjecar vdiq në Kerala të Indisë prej virusit që mendohet se mund të shkaktojë “një pandemic të re të madhe”. Shtëpia e djalit u rrethua menjëherë për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes, ndërsa autoritetet shëndetësore janë vënë në gjendje gatishmërie në Malappuram dhe Kannur. Zyrtarët indianë thanë se po e hetojnë rastin dhe apeluan që të mos përhapet panik.



















