KreuCelebrity

E lidhur me të birin e Jozefina Topallit? Cindy Marina flet për herë të parë!

Që nga momenti kur “Panorama Plus” publikoi foto ku Genar Topalli shihej në një restorant në Vlorë në shoqërinë e një vajze bjonde, u nis të flitej se aid he ish Miss-i, Cindy Marina janë në një lidhje dashurie.

Cindy ishte e ftuar në “ABC e mëngjesit”  ku për herë të parë, e preku këtë temë. Ajo ka preferuar të japë një përgjigje të përgjithshme, pa e pohuar, por edhe pa e mohuar mundësinë që mes tyre të ketë dicka. “Unë vetë kurrë nuk kam folur për jetën time personale dhe as në Instagram nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur të mos flas derisa të marr një vendim”, u shpreh ajo. Cindy foli gjithashtu për pasionin për vojelbollin, të cilin e ka trashëguar nga e ëma dhe rrëfeu se ka gati 11 vjet që merret me këtë sport, të cilit duket se i detyron dhe format e bukura trupore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF