Ka surpriza për publikun shqiptar në koncertin e 17 shtatorit që Ermal Meta po përgatit në “Air Albania”. Njërën prej tyre, këngëtari e zbuloi vetë: hapjen e koncertit do ta bëjë një tjetër emër mjaft i dashur për ne, e që ashtu si Ermali ka pushtuar edhe zemrat e publikut Italian, Elhaida Dani.
Në “News 24”, ai shpjegoi se është mjaft i emocionuar dhe po e pret me padurim këtë moment.
Prenotimet kanë nisur që nga fundi i gushtit e përfshijnë dhe persona të interesuar nga Italia, Turqia, Bullgaria e madje dhe Rusia. “Jam shumë i lumtur për këtë”, tha Ermali që rrëfeu gjithashtu se është duke bërë një libër. Por ai u shpreh se edhe po kaloi atje, nuk do të qëndrojë shumë në vendin e lindjes. “Besoj do kaloj, por s’kam qejf të ndaloj se nuk kam kujtime të mira, kam kujtime të hidhura. Kam disa kujtime të hidhura aty e s’kam qejf të kaloj”, tha këngëtari.



















