KreuCelebrity

Britney fitoi! I ati paraqet papritur kërkesë për fundin e kujdestarisë mbi jetën e saj!

Në mënyrë të papritur, i ati Britney Spears ka bërë kërkesë për të përfunduar kujdestarinë dhe kontrollin që ka mbi jetën e vajzës së tij, prej 13 vitesh, cka e bën këngëtaren fitoren e betejës së gjatë ligjore që e ka konsumuar prej kaq kohësh.

Se cfarë ka ndodhur saktësisht nuk dihet, por ajo që Jamie Spears ka pohuar në public është se “ngjarjet e fundit” vënë në pikëpyetje nëse e bija ka ende nevojë për një kujdestar për të mbikëqyrur çështjet dhe financat e saj personale. Ai paraqiti një peticion për t’i dhënë fund marrëveshjes. Avokatët e tij thanë se: “Siç e ka pohuar Spears vazhdimisht, gjithçka që ai dëshiron është më e mira për vajzën e tij. Nëse zonja Spears dëshiron të përfundojë kujdestarinë, pasi beson se  mund ta përballojë vet jetën e saj, zoti Spears beson se ajo duhet ta ketë atë shans. “

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF