Stilisti i ndjerë gjerman Karl Lagerfeld do të festonte sot 88-vjetorin e lindjes. Karl Lagerfeld ishte një drejtor kreativ, artist, fotograf dhe karikaturist që jetonte në Paris. Ai njihet si drejtor kreativ i shtëpisë së modës luksoze franceze ‘Chanel’, si dhe drejtor kreativ i shtëpisë italiane ‘Fendi’.
Ikona e modës, Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, ku asokohe u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Paris. I njohur ndryshe si mbreti i Modës, ai gjithmonë është shfaqur me syzet e diellit në ngjyrë të zezë, flokë të bardhë që i mbante gjithmonë mbledhur dhe një këmishë të bardhë dhe dorashka të zeza.



















