Këngëtarja Morena Taraku humbi dy ditë më parë mikun e saj të ngushtë Eronit Sermaxhaj, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. Ajo publikoi disa fotografi me të në rrjetin e saj social Instagram, ku shprehu gjithë trishtimin që ndjente.
Ndërkohë së fundmi Morena ka publikuar një video emocionuese, ku shihet teksa përqafon mikun e saj. “Uroj që Qielli të kishte vizituar”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos prekëse.



















