Elhaida Dani pasi hoqi të gjitha postimet nga rrjeti i saj social Instagram, duke lënë vetëm fotografinë e profilit ka postuar një video ku shihet në një studio muzikore, “Është në përfundim”, ka shkruar ajo duke zbuluar se më datë 20 shtator do të kemi mundësi të shijojmë projektin e saj të ri muzikor.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë uruar artisten, dhe shumë prej urimeve Elhaida i ka postuar në Instastory.



















