Aktorja angleze Kate Beckinsale është dërguar me urgjencë në një spital në Las Vegas të premten për shkak të një dëmtimi në shpinë. Aktorja 48-vjeçare, e cila ndodhet në Sin City duke xhiruar filmin e saj të ri, “Prisoner’s Daughter” filloi të ankohej për shpinën e saj rreth orës 10:30 të mëngjesit sipas TMZ.
Sipas raportimeve ajo është ende në urgjencë duke u monitoruar nga mjekët. Ylli britanik nuk e ka publikuar ende shtrimin në spital në mediat sociale. Detajet se si Beckinsale mund të ketë dëmtuar veten janë ende të panjohura, dhe nuk duket se filmi i saj i ri do të jetë shumë i mbushur me aksione si “Underëorld” një nga filmat e saj të mëparshëm.



















