“The Ellen DeGeneres Show” po fillon sezonin e tij të fundit dhe një nga të ftuarat e preferuara të emisionit, Jennifer Aniston, nuk mund të mos emocionohej për përfundimin e saj. Në një klip paraprak për javën e premierës së sezonit të fundit të Ellen, Aniston u përlot kur doli në skenë para publikut të studios live.
Ellen njoftoi në maj të këtij sezoni se do të ishte finalja e saj pas 18 vjetësh, pas ankesave për një vend pune “toksik” nga stafi në shfaqjen që çoi në një hetim të brendshëm nga Warner Bros. Jennifer, e cila ishte e ftuara e parë e Ellen kur programi filloi në 2003, u prek kur Ellen tha se ylli i Hollivudit ka qenë pjesë e shfaqjes që nga “dita e parë”, duke e prezantuar atë si një mike.



















