Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka qenë pjesë e MTV Video Music Awards 2021, ku u përzgjodh si “Ikona e stilit”.
Rita shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të zi të gjatë, kombinuar me një palë pantallona të shkurtra dhe me një palë çizme të gjatë mbi gjunjë, teksa kishte zgjedhur edhe një stilim interesant për flokët. Aksesorët dhe protezat në dhëmbë prej ari me inicialet e këngëtares e bënë të duket edhe më veçantë. “VMAS. Kam kaluar kohën më të mirë duke prezantuar mikun tim, Ed Sheeran”, ka shkruar Ora.



















