Pas katër vitesh lidhje Britney Spears dhe partneri i saj kanë celebruar dashurinë e tyre në fejesë. Këtë lajm të bukur këngëtarja, 39 vjeçe, e ndau me gjithë ndjekësit e saj në Instagram këtë të diel.
Ajo publikoi një video ku tregonte me krenari unazën e re të diamantit, teksa e shoqëroi me mbishkrimin, “Nuk mund ta besoj”. Edhe i fejuari i saj, Sam Asghari, 27 vjeç, ndau lajmin në llogarinë e tij në Instagram, duke shfaqur një fotografi të çiftit duke u puthur ndërsa Spears tregonte gishtin e saj ku mbante unazën që shkëlqente.



















