Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Tuna Sejdiut ishte një surprizë e bukur për të gjithë fansat e shumtë të tyre. E teksa tanimë të gjithë mezi presin të dëgjojnë këngën, këngëtaret kanë disa fjalë për njëra-tjetrën.
Tuna ka publikuar një fotografi në Instastory dhe ka shkruar, “Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Të dua”, ndërkohë që Dafina e ka ripostuar postimin dhe e cilëson të bukur bashkimin mes tyre, “Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë bashkim të bukur tonin, të dua gjithmonë, mezi po pres për videoklipin tonë”.
Dy yjet e muzikës shqiptare mesa duket mezi po e presin këtë bashkëpunim, i cili vjen pas super hitit “Vibe”, publikuar 10 vite më parë. Prej shumë kohësh u përfol se artistet kishin patur një përplasje mes tyre dhe për pasojë nuk patën një raport të mirë, por ato kanë lënë pas gjithçka dhe kanë bashkuar forcat sërish.



















