Vesa Luma dhe Big Basta kanë festuar 6-vjetorin e martesës. Në këtë ditë të shënuar, Vesa ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi nga dasma dhe krah saj ka bërë një dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj, “Çfarë udhëtimi i çmendur, nuk mund të besoj që kanë kaluar gjashtë vite me ty, Big Basta. Të dua dhe mezi pres që të ribëjmë betimet tona të dashurisë”, ka shkurar ajo, duke lënë të nënkuptuar që çifti mund të organizojë sërish një ceremoni martese.
Kujtojmë që ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të organizuar në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë mes miqve të shumtë dhe familjarëve.



















