
Franca vendosi të japë kontraceptivë falas për të gjitha gratë deri në moshën 25 vjeçare. Ligji i cili do të hyjë në fuqi në 1 Janar të vitit të ardhshëm, synon të ulë numrin e aborteve. Ministri francez i shëndetësisë Olivier Varan u shpreh se duke filluar nga 1 Janar 2022 shteti do të shpërndajë falas ( me rimbursim 100%) kontraceptivë për moshat 15 deri në moshën 25 vjeçare. Në vitin 2013 kontraceptivi për moshën 15- 18 vjeçare filloi të jepej falas, gjë që reflektoi ndjeshëm në reduktimin e numrit të aborteve për këtë fashë, nga 9.5% në 6 %. Nga gushti i 2020, kontraceptivët filluan të jepeshin falas për moshat 15 deri 25, duke konsiduar këtë moshë, si mosha perfekte e arritjes së pavarësise ekonomike dhe sociale.“Ka një rënie të marrjes së kontraceptive në radhët e grave të reja.”- Shprehet ministri francez- “Është e pafalshme dhe paimagjinueshme që disa gra nuk kanë mundësi të ruhen, pasi janë shumë të shtrenjta dhe nuk e përballojnë dot me buxhetin e tyre,” vazhdon ai. Qeveria franceze ka parashikuar një buxhet prej 21 milionë eurosh per mbulimin e këtyre shpenzimeve, duke përfshirë këtu të gjitha llojet e kontraceptivëve dhe kujdesit shëndetësor që nga ekzaminimet, konsultat etj.



















