U deshën shumë vite që Alanis Morisette të kuptonte se c`kishte ndodhur realisht me të. Në dokumentarin e rrjetit HBO të titulluar ‘Jagged’, ajo thotë se kishte pasur marrëdhënie me disa meshkujt të industrisë së muzikës kur ishte 15 vjece. “U deshën vite terapi që të nisja të pranoja se unë isha viktima. Unë thosha se kisha pranuar vetë, por ata më kujtonin ‘po ti ishte vetëm 15 vjeçe, nuk ka pranim kur je 15 vjeçe. “Tani e kuptoj, ‘po, ata ishin pedofilë. Ishte përdhunim staturor’”, thotë Alanis duke iu referuar termit ligjor të përdorur për krimin e përdhunimit pa dhunë të të miturve. Këngëtarja nuk bëri asnjë emër, megjithatë tha se njerëzit në industrinë e muzikës nuk e besuan në të kaluarën kur rrëfeu se c`i kishte ndodhur. “Unë i thashë disa njerëzve, por kjo ra në vësh të shurdhër, ishte një nga ato momente kur unë ngrihesha e dilja nga dhoma”, thotë Alanis. Sulmet e denoncuara kanë ndodhur në fund të viteve 1980, kur ajo regjistronte pjesët e para muzikore me studiot Geffen Records dhe jetonte me prindërit në shtëpinë e tyre në Ottawa.



















