KreuCelebrity

Me një fotografi të papublikuar; Jonida Vokshi emocionon Besnikun në 2-vjetorin e martesës

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi festojnë sot 2-vjetorin e martesës, dhe në këtë ditë të shënuar aktorja ka bërë një urim të veçantë në rrjetin e saj social Instagram. Teksa i shpreh hapur dashurinë partnerit të saj, të cilin me përkëdheli e thërret “rrubi”, ajo ka ndarë disa fotografi nga dita e tyre e dasmës.

E ndërkohë fotografinë e fundit e ndau si një dhuratë për të gjithë fansat, duke zbuluar momentin më të lumtur të jetës së saj. Bëhet fjalë për çastin kur aktorja ka parë për herë të parë bashkëshortin e saj me të bijën.

“Nuk ka ditë që kalon të mos e falënderoj Zotin që të solli në jetën time Besnik Krapi. Gëzuar 2-vjetorin e martesës rrubi im❤. P.S Foton e fundit e postoj për herë të parë, por është momenti më i lumtur i jetës sime kur ju pashë për herë të parë të dy bashkë”, ka shkruar Jonida e emocionuar

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF