Jennifer Aniston e paska ndarë mendjen: “Dua një të dashur që nuk është i famshëm”!

Ka pasur disa lidhje me personazhe VIP, asnjëra prej të cilave nuk përfundoi mirë për të. Kjo duket është arsyeja përse Jennifer Aniston tashmë është lodhur nga burrat e famshëm, dhe nuk ka më interes për ta. Lidhjet me emra të njohur duket se do të mbeten pjesë e së shkuarës për aktoren që theksoi gjatë promovimit të sezonit të ri të serialit “The Morning Show”, se dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të mos jetë dikush që punon në të njëjtën industri me të. Kur u pyet nëse marrëdhëniet mes një dysheje të famshëm-jo të famshëm funksionojnë, Jennifer u përgjigj: “Absolutisht po. Diçka e tillë ka ndodhur dhe kjo është pak a shumë ajo që shpresoj, që partneri im i ardhshëm të mos jetë pjesë e kësaj industrie”!

Previous ArticleNext Article