Pedagogia e njohur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune.
Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i saj me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, teksa ka falënderuar të afërmit dhe miqtë për mbështetjen që i kanë gjatë 5 viteve që nëna e tij vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e fitoi dot.
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falënderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Lamtumira e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000″, shkruan djali i saj, Endrit Yzeiraj.









Jeni ftuar në një dasmë? Ja cfarë të vishni!









Horoskopi ditor, e diel 8 maj 2022

