“Adisi qenka qorruar, ka pasur super femër…”: Fifi poston komentet negative!

Pas zhurmës që shkaktoi me statusin ku i kërkonte falje Adisit që nuk është ‘ruajtur’ për të dhe debateve që e pasuan atë deklaratë, artistja e njohur ka publikuar sot disa komente që merr në rrjetet e saj sociale.

Ajo fillon postimet e saj me një koment të një ndjekëse që e bullizon për peshën, krahas së cilit ka bërë një shkrim thumbues ndaj Zhaklin Lekatarit, thote shqip.com. Kjo e fundit shpërtheu ndaj këngëtares për shkak të deklaratës së saj për Adisin.

“Sa e shëndoshë si lopë dhe del me fustan sikur e ke trupin peshk, debile femër.”– thuhet në koment, ndërsa Fifi shkruan në |Instastory|: “Ku janë këto gazetarët që na japin moral, të merren pak me këto femrat që bullizojnë femrat… Apo edhe këto kanë të drejtë të shprehin mendimin dhe të bëjnë çfarë të duan”.

Ndërsa në postimin pasardhës, Fifi ka përmbledhur vetëm disa komente që merr për Adisin dhe ish-bashkëshorten e tij Adrola Dushin. Ndjekësit e krahasojnë këtë të fundit me Fifin.

“Se di Adisi qenka qorruar nga sytë me këtë. Adrola super yll, se meriton Adrolën”, “Ta dijë ky çfarë ka humbur herën e parë, super femër nuk e ka më atë fat”, “Po habitem me këtë barbonin çne me ty jo se ka ndonjë gjë, por ka pas një femër dikur që kur e shof me ty më duket i pavlefshëm.”- thuhet në disa prej komenteve.

Fifi shprehet se kjo është diçka që e përjeton çdo ditë, dhe arsyeja pse po publikon këto komente është që ta tregojë këtë gjë.

“Sot gjithë ditën vetëm me këto komente do të merrem ti postoj që t’ju tregoj çfarë përjetoj unë çdo ditë.”- shkruan këngëtarja.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article