Më 23 qershor u nda nga jeta regjisorja e njohur nga Kosova Vjosa Berisha. Pas një beteje dy vjeçare me kancerin në vezore, Vjosa nuk mundi dot ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë dhe mbylli sytë përgjithmonë teksa kurohej në një spital në Londër.
Bashkëshorti i artistes së ndjerë, Fatos Berisha ka lajmëruar pak minuta më parë se trupi i pajetë i Vjosës ka mbëritur në Kosovë dhe se do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme më 30 qershor, pasi t’u bëhen nderimet e fundit në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Vjosa Berisha u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare dhe la pas djalin 27 vjeçar Lekë dhe bashkëshortin Fatos Berisha.



















