KreuCelebrity

“S’e dija që e kisha..”, Ylli i U2, Bono, zbulon se ka një vëlla tjetër!

Këngëtari i grupit U2, Bono Vox, ka treguar së fundmi se ka një vëlla tjetër, për të cilin nuk e dinte se ekzistonte për vite të tëra.

Duke folur në emisionin ‘Desert Island Discs’ të ‘BBC’-së, Bono tha se për herë të parë mësoi për të në vitin 2000, “Unë kam një vëlla tjetër, të cilin e dua dhe e adhuroj, të cilin nuk e dija se e kisha”.

Ylli i grupit irlandez ka thënë se kur mësoi për gjysmëvëllanë e tij në vitin 2000, kishte biseduar me babanë e tij në lidhje me të. Bono i tha prezantueses se nëna e tij, Iris, e cila ndërroi jetë në vitin 1974, nuk e dinte që burri i saj kishte një fëmijë me një grua tjetër.

“E pyeta babain a e donte nënën time dhe ai tha ‘po’ dhe e pyeta se si mund të ndodhte kjo dhe ai tha, ‘mundet’ dhe se po përpiqej ta rregullonte, duke u përpjekur të bënte gjënë e duhur. Ai nuk po kërkonte falje, ai thjesht po thoshte se këto janë faktet… Unë jam në paqe me të”, u shpreh ai.

Bono zbuloi gjithashtu se marrëdhënia e tij me të atin u tensionua pasi nëna e tij vdiq kur ai ishte vetëm 14 vjeç. Këngëtari i U2 pranoi se ai ishte pjesërisht fajtor për prishjen e marrëdhënieve me babanë e tij dhe tha se kërkoi falje menjëherë pasi Bob vdiq gjatë një vizite në një kishë në Paris në 2001, Nuk ishte askush atje, ndeza një qiri dhe u gjunjëzova dhe thashë: ‘Shiko, më vjen keq që nuk isha aty për ty, ke kaluar shumë dhe të lutem më fal’ dhe unë u ndjeva i lirë”, rrëfeu ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF