Pak ditë më parë u dha lajmi se “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë.
Kërshëria se kush do të jenë banorët, prezantuesi dhe opinionistët ka qenë e madhe.
Së fundmi pritjes i ka ardhur fundi dhe më në fund është zbuluar zyrtarisht se prezantuesi do të jetë, Alaudin Hamiti.
Ky i fundit është bërë i njohur për publikun nga emisioni “NIN”, ku ka ftuar gjithmonë personazhe të njohur si, Dafina Zeqiri, Kidda deri te Ledri Vula.



















