Këngëtarja e njohur Eni Koçi dhe partneri i saj Genci shumë shpejt do të bëhen prindër të një vajze.
Ata zgjodhën që gjininë e bebushit ta zbulojnë me anë të këngës së tyre me titull “Ama”, ku në fund të klipit shiheshin disa momente nga “babyshower”.
Eni është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, dhe së fundmi ka ndarë një fotografi në Instastory, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Ajo shihet e veshur me një bluzë të gjerë të bardhë, ndërsa Genci qëndronte pas saj në ashensor. “Nuk e ka mendjen”, ka shkruar Koçi për partnerin e saj, ndërkohë që vëmendjen e të gjithëve e mori barku i rrumbullakosur i këngëtares.



















