KreuCelebrity

“Të dua përjetësisht e përtej”, djali i Vjosa Berishës rrëqeth me fjalët për të ëmën!

Regjisorja e njohur Vjosa Berisha u nda nga jeta dy ditë më parë, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha me anë një postimi në Instagram.

Së fundmi ka reaguar edhe djali i Vjosës Leka duke na emocionuar të gjithëve. “Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ka shkruar ai përkrah disa fotografive me të ëmën e ndjerë.

Kujtojmë që regjisorja ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF