Tre breza të familjes së Elvis Presley-t, shënjuan emrat dhe gjurmët e duarve në Hollywood në një ceremoni të veçantë në Teatrin Kinez TCL.
Gruaja e Presley-t, Priscilla, vajza, Lisa Marie dhe mbesat Finley dhe Harper Lockwood dhe Riley Keough ishin të pranishëm, si dhe regjisori i filmit të ardhshëm biografik Baz Luhrmann dhe ylli Austin Butler.
Pas ceremonisë, Priscilla Presley i tha Reuters se çfarë do të kishte menduar vetë Elvis për ceremoninë, “Oh, mendoj se ai do të ishte shumë i lumtur nga kjo. Zot, janë tre breza dhe me të vërtetë, është shumë bukur, është një nder për ne”. Mbesa Riley Keough, tani një aktore dhe regjisore e Hollivudit, tha, “Unë mendoj se ai thjesht do të ishte shumë krenar për filmin, e dini”.
Filmi i ardhshëm “Elvis” e çon audiencën në një udhëtim nga fëmijëria e Presley-t deri në vdekjen e tij, ndërsa punonte në një rezidencë në Las Vegas. Gjatë gjithë kohës ai është luajtur nga Austin Butler. “Elvis” do të dalë në Shtetet e Bashkuara më 24 qershor.



















