Dua Lipa është paditur së fundmi sërish për shkelje të të drejtave të autorit pasi ka postuar fotografi të paparacëve në Instagram.
Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Kaliforni, fotografi me bazë në Neë York, Robert Barbera, po pretendon se këngëtarja kreu shkelje të të drejtave të autori pasi postoi imazhin që ai ia bëri asaj në vitin 2018.
“Pa leje apo autorizim nga paditësi, i padituri përzgjodhi, kopjoi ruajti dhe shfaqi vullnetarisht çdo fotografi të mbrojtur nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në ankesë. Fotot për të cilat bëhet fjalë janë të Lipa-s e veshur me një pulovër të zi ku shkruan “HEROES”.
Barbera thuhet se i ka realizuar fotot në korrik të vitit 2018. Sipas ‘Billboard’, fotografi u përpoq ta zgjidhte çështjen jashtë gjykatës, por pretendon se “komunikimi u ngadalësua dhe përfundimisht u ndal” pasi Lipa-s iu dha një draft-kopje e ankesës. Pas kësaj, imazhet thuhet se janë hequr nga llogaria e saj.



















