Në mediat sociale këtë të martë qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur, Kiara Tito, është në një lidhje me reperin, Mozzik.
Shkak u bë një foto e Mozzik ku shfaqej këmba e një vajze dhe u tha se bëhej fjalë për Kiara Titon për shkak të fustanit të njëjtë.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë moderatorja, e cila me anë të një postimi në Instastory i ka hedhur poshtë zërat.
“Nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vertetojini rrethanat”, ka shkruar Kiara.
Kujtojmë që Tito pak javë më parë mbylli me sukses edicionin e dytë të “Style Star Show”, ndërkohë aktualisht po drejton “Doktor Plastik”, i cili trasmetohet ditën e premte në ekranin e ABC.