KreuCelebrity

Ed Sheeran shënon rekordin e radhës!

Ed Sheeran ka thyer një rekord të ri, pasi kënga e tij “Bad Habits” e ka bërë atë “Artistin më të dëgjuar” në Britani të Madhe, si dhe “Kënga më e dëgjuar e vitit 2021”.

Kjo nuk është hera e parë që ai fiton të dyja vlerësimet. Ed Sheeran më parë e bëri këtë arritje në vitin 2017, me këngën e tij hit “Shape of You” dhe albumit të njohur “Divide”.

“Urime për Ed Sheeran. Suksesi i tij në krye të listës gjatë pesë viteve të fundit është një dëshmi jo vetëm për cilësinë e prodhimit të tij, por edhe për forcën e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Peter Leathem, shefi ekzekutiv i PPL-së.

Kujtojmë që e vetmja artiste tjetër që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me “Rolling In The Deep” që është kënga më e dëgjuar dhe albumi i saj “21” e bën atë artisten më të dëgjuar të vitit 2011.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF