KreuCelebrity

26 vjecarin në Maliq e vranë për një vajzë, fqinja: Pas lajmit, vëllai tjetër deshi të vetëvritej!

Motra e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit për shkak të një vajze, tregoi se “vëllanë e kërcënonin shumë”.

“Vëllai ka humbur që të dielën, më nuk kam folur pastaj. Vëllai nuk ka pasur konflikte me njëri, ishte i urtë dhe punëtor, bënte dru në fshat dhe i shiste ishte punëtor. Dje u vumë në dijeni në lidhje me ngjarjen, se dimë përse është vrarë, vëllain e kërcënonin shumë, ne nuk e kemi denoncuar kërcënimet për vëllain nuk e dinim që do shkonin gjërat deri këtu. Unë kaq di se jetoj në Greqi, vëllai jetonte ke babain.

Vëllai kish dalë vetë në 11 të natës. Nuk di më shumë. Ka pasur një lidhje, kaq di nuk e di nga është, vëllai më ka folur që kam një lidhje, vëllai e donte po ajo nuk i thoshte që të dua. 1 muaj kishte që ishte lidhur, kaq më shumë nuk di”, ka thënë motra e të ndjerit. Edhe një fqinj I Martinit është shprehur se viktima ka qenë një person shumë pozitiv dhe i qetë, ndërsa për familjen e tij theksojnë se nuk janë aspak problematik por punëtor.

“Djalë shumë i mirë, ne po bëjmë vite afër kësaj familje jemi komshinj, ata shikonin punën e tyre. Ne jemi habitur s’po marrim dot veten, i ati se ka kuptuar akoma është në gjendje shumë të rëndë, edhe i vëllai donte të mbytej mbrëmë”, tha fqinja e familjes Çeço e cituar nga Balkanëwb.  Më tej ajo  ka bërë me dije se i ati i të ndjerit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore  dhe është transportuar në spital pasi mori vesh lajmin e kobshëm.

“E kemi shpënë në spital të atin, është shumë keq. Motra e ka denoncuar rastin në polici. Djali nuk prekte një mizë, nuk ishte problematik, at e bir punonin, janë në kushte skandaloze por punonin dhe jetonin me krahët e tyre”, rrëfeu ajo në vijim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF