Beyonce ka zbuluar për revistën “Vogue” se do të publikojë albumin e saj të ri “Renaissance” më 29 korrik. Albumi do të përfshijë: një CD, një bluzë, një mini-poster dhe një libërth me 28 faqe ku gjenden foto të saj.
Beyonce është e uritur për revolucionin e radhës, të atillë që premton vizion, bukuri si dhe gjëra tjera ekstra, tërë kjo në edicionin e korrikut të vitit 2022 të Vogue”, ka shkruar redaktori i revistës Vogue Edward Enninful në Twitter.
Diva e muzikës albumin e fundit me titull “Lemonade” e publikoi më 2016.
40 vjeçarja para pak kohësh kishte konfirmuar se ka nisur punën për projektet të reja muzikore.