
Nëna monstër e 5 vjecares Elena në Itali, ka rrëfyer detaje nga krimi I `saj makabër. 23 vjecarja Martina Patti I tha policisë se ishte nisur për të shkuar tek e ëma, ndërroi mendje dhe shkoi në një park ku ishte një fushë
“Pasi e mora vajzën time nga kopshti shkuam në shtëpi, Elena donte të hante një puding pastaj shikonte filmat vizatimorë nga celulari im . Ndërkohë isha duke hekurosur… më vonë ikëm te një miku im për ditëlindjen e tij dhe Elena ishte e lumtur, më pas dolëm të shkonim në shtëpinë e mamasë sime, por më pas ndërrova mendje. Nuk mbaj mend nëse kam marrë ndonjë send nga shtëpia me vete. Ishte rreth orës 14:30, shkuam në fushën që u tregova karabinierëve. Ishte hera e parë që e çova fëmijën në atë fushë… E kam imazhin e thikës, por nuk e mbaj mend ku e kam marrë. Nuk mbaj mend të kem lënduar vajzën e vogël, thjesht mbaj mend që kam qarë shumë.
Kur godita Elenën kisha një forcë që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Nuk e mbaj mend reagimin e vogëlushes teksa e godita, ndoshta ajo ishte ende e qetë, por unë e kam shumë të turbullt kujtesën. Mbaj mend vetëm që kam qarë shumë.
Më pas e kuptova që fëmija kishte vdekur dhe nuk dija çfarë të bëja. Menjëherë pasi thirra babain e Elenës, por isha aq i mërzitur sa nuk po kuptoja se çfarë po thoja … kështu që shkova në shtëpinë e prindërve të mi, isha shumë i hutuar dhe ajo që kishte ndodhur nuk më dukej e vërtetë. Nuk më kujtohet ku e kam vënë thikën… para se të shkoja te prindërit e ndërrova, por rrobat që kish aveshur nuk ishin të përlyera me gjak , ishte njollosur vetëm në krahë dhe mbaj mend që qaja me të madhe … kur takova prindërit e mi dhe Alessandro (ish-partnerin) Më pas shpika historinë që na kishte ndaluar dhe se ata kishin rrëmbyer fëmijën duke shfrytëzuar historinë e kërcënimeve ndaj Aleksandrit.
Nuk mbaj mend çfarë më kaloi në mendje kur godita vajzën time, në fakt mund të them që asnjë mendim nuk më kaloi, sikur në atë moment të isha një person tjetër”.



















