Rreth një muaj pasi romanca e tyre u bë publike, duket se ka përfunduar. Bëhet fjalë për Jason Momoa dhe aktoren Eiza Gonzalez.
“Ata janë thjesht njerëz shumë të ndryshëm”, tha një burim për “People”, ndërkohë një burim tjetër thotë se dyshja shpresojnë në një rikthim.
“Ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe janë takuar në mënyrë sekrete për disa kohë përpara se lidhja të bëhej publike. Ata janë në faza të ndryshme të jetës”, shprehet burimi.
Kujtojmë që “People” bëri publik lajmin se Momoa dhe González ishin bashkë që nga shkurti, pasi u takuan përmes punës.



















