KreuCelebrity

Së shpejti martesë me Rita Ora? Ja ç’thotë Taika Waititi!

Prej ditësh në mediat sociale është përfolur se Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi së shpejti do të martohen.

Së fundmi Taika u paraqit së bashku me aktorin Chris Evans në emisionin “This morning” për të folur për filmin e tyre të ri “Lightyear”.

Në fund të intervistës, Phillip e pyeti, “Epo, ne e kemi uruar Chris për ditëlindjen e tij … kështu që Taika ka kambanat e dasmës? Taika e ndërpreu shpejt duke refuzuar të përgjigjet dhe tha: “Mund të ma uroni edhe mua, e kam në gusht! Le të flasim për ditëlindjen time!”.

Phillip gjithsesi u përpoq të bënte më të mirën për të marrë përgjigje në lidhje me thashethemet e dasmës së dyshes së njohur por pa rezultat.  “A mos të pyes për Ritën?” ndërsa Holly tha: “Unë mendoj se ai nuk mund të na dëgjojë!”. Phillip vijon: “Ajo është e mrekullueshme, ne e duam atë këtu!”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF